Na ndiqni

Aktuale

Vjosa Osmani i reagon ashpër Lutfi Hazirit: Para se të jem nuse e Preshevës, jam bijë e Mitrovicës

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 23:17
Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook, i është kundërpërgjigjur deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, i cili e quajti nuse të Preshevës.

“Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës.  Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë.  Askush ska çka quditet nga qëndrimet e mia, sepse ato janë qëndrime të LDK-së, të mbrojtjes së integritetit territorial, kushtetutës e deklaratës së pavarësisë dhe paqes dhe sigurisë në rajon, e të vulosura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtesisë. Keto qendrime nuk jane vetem te miat, Armend Zemajt e Haxhi Avdylit, por jane te Kryesise se LDK-se, degeve te LDK dhe gjithe Grupit Parlamentar te LDK-se. Por mbi te gjitha jane qendrime qe mbrojne shqiptaret e Lugines nga genjeshtrat e mashtrimet tuaja e te Hashimit. Qytetaret e Presheves, Medvegjes e Bujanocit nuk perbijne me dot kurthe qe ju dhe Thaci ua servoni, nuk lejojne qe dinjiteti i tyre te perdoret per perfitime tuajat. 
Per fund, ju pershendes me keto fjale te heroit Isa Boletini nga viti 1901”, ka shkruar Osmani, përcjellë “Bota sot”.

Kurse, Haziri, pak minuta më parë thumboi keq tre deputetët e LDK-së, Armend Zemajn, Haxhi Avdylin dhe Vjosa Osmanin.

“Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi. Po i kallxoj asaj dhe krejt atyne që ‘shesin men’ për vota se qysh e kam pru simbolikisht Idriz Seferin n’Gilan, kam me e pru edhe vendlindjen e tij në Kosovë, Preshevën. Kam me e pru edhe Bujanocin, edhe Medvegjën, edhe autostradën, e edhe hekurudhën. Kosova Lindore ka me qenë Kosovë. Tash asht koha. E kemi amanet me e ba të mundun. Kush e konteston këtë fakt, fort marre duhet me i ardhë!”, ka shkruar Haziri, përcjellë “Bota sot”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test