Na ndiqni

Aktuale

E thotë Haziri: Nuk marrim pjesë në protestat e VV-së, nuk do t'ua bëjmë numrat

Nga: Periskopi Më: 11 shtator 2018 Në ora: 21:16
LDK

Numri dy i LDK-së ka bërë të ditur se partia e tij nuk do të marrë pjesë në protestat e Lëvizjes Vetëvendosje meqë “nuk do t’ia bëjnë numrat”.

Lutfi Haziri në një intervistë për Rubikon ka thënë se nëse LDK del në protesta atëherë do t’i organizojë vetë.

“Kanë mbetur pa njerëz tash, LDK me dalë me mbledh njerëz në rrugë? Nuk jemi mekanizëm që grumbullojmë njerëz me dalë me fol ata që kanë qejf me dalë m’i fol me megafon popullatës. Nëse duhet me organizu protesta, na kemi me shqyrtuar vetë me organizuar protesta por mandej na e vendosim mënyrën e organizimit, slloganet dhe fjalorin që përdoret në fjalimet tona”, ka thënë ai.

“Nuk u bashkëngjitmi partive që kanë gjuajt institucione, kanë djeg institucione duke marrë parasysh edhe kryeministrin e LDK-së dhe qeverinë e LDK-së, familjen e tij dhe gjithçka për ta rrëzuar atë qeverisje”.

Haziri akuzon Vetëvendosjen se bashkëpunoi me PDK-në dhe Listën Serbe për me rrëzuar LDK-në.

“PDK, Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë trekëndëshi i bashkëpunimit edhe me protesta, edhe me dhunë, edhe me mocion me rrëzuar qeverinë e LDK-së”.

Periskopi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test