Na ndiqni

Aktuale

Deputetët e LDK'së vizitojnë Kullën e Isa Boletinit në Zveçan, kanë porosi për Thaçin e Vuçiqin

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 18:03
Deputetët e LDK'së në Kullën e Isa Boletinit në Zveçan

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, njëherit edhe ideatorja e një proteste kundër idesë së Thaçit për shkëmbim territoresh me Serbinë, bashkë me Haxhi Avdylin dhe Armend Zemajn, kanë vizituar sot Kullën e Isa Boletinit që gjendjet në Zveçan

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë qëndruar sot në veri, në Komunën e Zveçanit, aty ku vizituan Kullën e Isa Boletinit.

Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se fjalimet dhe dëshirat e Vuçiqit, të disa mentorëve të Millosheviqit dhe Sheshelit, por edhe disave në Kosovë, ishin dhe do të mbeten ëndrra të papërmbushura, kur është fjala për shkëmbim territoresh.

“Në kullën e Isa Boletinit, komuna e Zveçanit, në veri të vendit, pamë sërish dëshmitë e përpjekjeve shekullore për liri, të bartura brez pas brezi në trojet e të pareve tanë, të cilat sot po bëhen pjesë e pazareve të rrezikshme dhe luftë-nxitëse. Këta gurë janë dëshmi e qëndresës sonë, dhe ky vend, ashtu siç bëri historinë në të kaluarën, do e vërtetojë sërish se Kosova nuk ka tokë për t’i dhënë Serbisë.

Fjalimet dhe dëshirat e Vucicit, njëjtë si dhe të mentorëve të tij Milosevic e Sheshel (por edhe të disave në Kosovë) për këto toka, ishin dhe do të mbeten vetëm ëndërra të papërmbushura dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Osmani, derisa ka shpërndarë edhe disa fotografi në Kullën e Isa Boletinit.

 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test