Na ndiqni

Aktuale

Qeverisë nuk po i ngutet më për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Nga: kallxo Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:14
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk është në presion kohorë sa i përket çështjes së korrigjimit të kufirit me Malin e Zi.

I pyetur nga KALLXO.com se kur do të bëhet rishikimi i kufirit me Malin e Zi, dhe se a do diskutohet kjo çështje nga presidenti i vendit i cili po qëndron në Malin e Zi, Haradinaj tha se pret që ky korrigjim të ndodhë nga të dyja palët.

“I gëzohemi suksesit të Malit të Zi por edhe proceseve të drejt BE-së. I jemi shumë falënderues Malit te Zi,  që marrëveshjen e kufirit ta korrigjojmë në dy drejtime. Ne kemi kohë, nuk kemi presion kohor për këtë çështje. I vetmi presion është çështja e liberalizimit te vizave”, ka thënë Haradinaj.

Ai këto deklarata i dha pas përfundimit të mbledhjes së rregullt të Qeverisë, ku u morën disa vendime, njëri nga ta ngritja e një memoriali në nderim të përkujtimit të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA.

kallxo
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test