Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj e përsërit se loja me kufijtë është e rrezikshme

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 12:33
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij njëvjeçare prioritet u ka dhënë “detyrave të shtëpisë’.

“Ne gjatë gjithë këtij viti  rëndësi i kemi dhënë punëve të shtëpisë, qeverisëse. Sa i përket Dialogut, është një temë e rëndësishme, kemi interes në këtë temë, e kemi propozu z.Limaj dhe shpresojmë që edhe opozita do ta jep përkrahjen. Kemi pas kundërshtime nga opozita dhe lista serbe të shohim si do rrjedhin gjërat”, ka thënë Haradinaj.

“Unë para një kohë e kam pas mundësi që Qeveria e vendos temë të ndajë mjete për parkun e paqes për në Preshevë. Ne do ta mbajmë vëmendjen gjithmonë atje, sa i përket këtyre temave është zbatimi i Kushtetutës së vendit, ajo na obligon në territor edhe në kufi. Unë mbaj pozicion të rezervuar për gjëra tjera, i përmbahem Kushtetutës së vendit. Është eksperiment i rrezikshëm loja me kufijtë”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test