Na ndiqni

Aktuale

Kush po e shantazhon Teuta Rugovën?

Nga: Bota sot Më: 9 shtator 2018 Në ora: 08:30
Teuta Rugova

Seanca për votimin e grupit dialogues në bisedimet me Serbinë nuk u përkrah nga opozita. Madje ata e lëshuan këtë seancë të thirrur nga qeveria, pasi që nuk ishin dakord me formimin e këtij grupi në krye të cilit është Fatmir Limaj. Mirëpo, kuvendi arriti të sigurojë kuorumin e mjaftueshëm për vazhdimi të seancës, ku faktor kyç për arritjen e kuorimit ishte njëra nga deputetët e opozitës.

Teuta Rugova deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte ajo që nuk e respektoi qëndrimin e grupit parlamentar të saj duke ndenjur në seancën e pozitës dhe duke siguruar numrat e nevojshëm për mbajtën e kësaj seancë të jashtëzakonshme.

Rugova ishte e vetja deputet nga opozita që vazhdonte të qëndronte në këtë seance duke mos dalë jashtë kuvendit.

Seanca dështoi ngase teket e koalicionit qeverisës si gjithmonë i luhati Lista Serbe.

Pas dështimit të seancës së pozitës erdhi koha e seancës se dytë ajo e thirrur nga opozita, ku deputetja e LDK-së nuk mori pjesë në këtë seance edhe pse ishte e thirrur nga partia që babai i saj i ndjerë, presidenti Ibrahim Rugova e themeloi.

Në mungese numrash edhe seanca e opozitës dështoi.

Dështimi i kësaj seance të thirrur nga opozita me qëllim mos ndarjen e Kosovës nga presidenti Thaçi, pasoi me deklarata plot mllef kundrejt Teuta Rugovës.

I pari ishte  kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku përmes një shkrimi tha se Teuta Rugova është marrë peng

“Kosova është shtet i kapur, kurse Teutë Rugova është e marrë peng para syve të dy milionë qytetarëve”, ka shkruar Kurti, përcjellë “Bota sot”.

Pas deklaratës së Kurtit, pasuan deklaratat e zyrtarëve të LDK-së.

Hoti: Teuta Rugova ka obligim t’i respektojë qëndrimet e LDK-së

Shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi ka thënë se pjesëmarrja e deputetes së tyre, Teuta Rugovës, në seancën e pozitës për votimin e ekipit dialogues me Serbinë është në kundërshtim me qëndrimin e tyre.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test