Na ndiqni

Aktuale

Presidenti: E papranueshme deklarata e Haradinajt për aktivistët e vrarë të LDK-së

Nga: Insajderi Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 21:33
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot se është e papranueshme deklarata e kryetarit të OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, për aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Thaçi ka thënë se deklarata e Haradinajt ëdhtë e papranueshme, edhe pse deklaroi se nuk e ka dëgjuar deklaratën, por e ka lexuar në media.

“Unë nuk e kam dëgjuar, mirëpo nga ajo që e kam lexuar mendoj që është e papranueshme ajo deklaratë. Por, sa i përket nismës së Veteranëve të UÇK-së mendoj se është demokratike dhe e drejtë”, ka thënë Thaçi.

Nasim Haradinaj deklaroi javën e kaluar se “nuk ka lidhje nëse janë vrarë anëtarët e LDK-së”. 

Insajderi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test