Na ndiqni

Aktuale

Shala: Çështjet e Kosovës nuk mund të negociohen pa marrëveshje

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 11:13
Deputeti i LDK-së Kujtim Shala

Deputeti i LDK-së Kujtim Shala tha se drejtuesit e institucioneve dhe kryetari i Kuvendit po e bllokojnë punën e këtij institucioni.

Shala pas dështimit të mbajtjes së seancës së ftuar nga opozita tha se çështjet e Kosovës në Bruksel nuk mund të negociohen pa marrëveshje në Kuvend.

“Shumica të vijnë dhe të miratojmë Rezolutën”, tha Shala.

I pyetur në lidhje nëse kanë komunikuar me deputetet Teuta Rugova, Shala tha se deri më tani nuk ka pas ndonjë komunikim me të.

Rugova nuk ka marr pjesë në seancën e ftuar nga opozita ndërkohë që ka qenë e pranishme në seancën e ftuar nga kryeministri Ramush Haradinaj për të votuar emrat e ekipit negociator./KosocaPress/

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test