Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj kritikon ambasadorët e Kosovës: Interesohuni për vendin tuaj

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 10:44
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë.

Sipas tij Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje. "Dialogu nuk ka alternativë, ne e kemi provuar luftën, prej luftës kemi dal. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje me Serbinë. Kosova me popullin e vet me Kushtetutën, territorin, kufijtë.

Nëse ne eksperimentojmë me vetveten, por jemi të hapur të arrijmë një marrëveshje me fqiun tonë", tha ai.

Haradinaj ka thënë se Kosova për fatin e vet është mirë se Kosova është e vendosur që t’i takojë familjes euroatlantike. Është edhe e vendosur që ti takoj luftës kundër terrorizmit në botë. Kreu i qeverisë ka folur edhe për disa nga projektet që Kosova  është duke bërë.

"Në energji, jo vetëm që e kemi rikthyer prodhimin ,por e kemi edhe një projekt serioz. Investimi në energji e që është Kosova e re, mund t’iu duket e modës së vjetër se është me qymyr, ne nuk kemi zgjidhje. Ne jemi të detyruar që të vazhdojmë me qymyr. Kemi pranuar që ky projekt ta ketë koston e lartë por ta ketë teknologjinë më të mirë në botë. Ligji për Trepçën ka filluar. Kosova duhet të anëtarësohet në Interpol, nëse Kosova anëtarësohet humb krimi transnacional", tha ai.

Haradinaj ka folur edhe për ushtrinë, duke thënë se FSK  tashmë është e gatshme të transferohet në ushtri.

"Ne po shkojmë në tranzicionin e FSK-së  në ushtri. I kemi kryer të gjitha proceset që të ndodh ky tranzicion. Ne jemi të gatshëm për këtë tranzicion, pse është e rëndësishme është se është fituar besimi. Qytetarë serbë në Kosovë i besojnë FSK-së dhe janë  bërë pjesë e FSK-së. Me këtë tranzicion ne kthehemi në partnerë, e mirëpresim misionin e KFOR-it  në Kosovë përjetësisht. Por, duam ta kthejmë ndihmën NATO-s  vendeve të lira", potencoi ai.

Haradinaj ka pasur një kritikë edhe për ambasadorët kosovar.

 "Mendoj që është i pazot ai ambasador që thotë se nuk po na dërgon instruksione Prishtina. Zhvillimi i medias ka bërë që të ndiqni mbledhjet e Qeverisë. Si nuk iu vjen marre që të thoni se nuk po dërgojmë instruksione. Interesohuni për vendin tuaj, përcillni temat", tha kryeministri i Kosovës. /KosovaPress/

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test