Na ndiqni

Aktuale

Opozita e quan lajm të mirë kërcënimin e Thaçit se skena politike mund të mbetet pa të

Nga: koha Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 19:15
Vjosa Osmani

“Kërcënimin” e presidentit të republikës Hashim Thaçi se skena politike do të mbetet pa të, nëse nuk ndryshohet ligji për zgjedhje që presidenti të zgjidhet nga populli ose me shumicë të thjeshtë në Kuvend, e kanë quajtur lajm të mirë deputetë të kuvendit të Kosovës.

Madje nuk kanë hezituar ta cilësojnë si figurën më të keqe publike Hashim Thaçin të cilit ia atribuojnë imazhin e keq të vendit

Vjosa Osmani që është deputete e LDK-së ka thënë se pikërisht ky veprim i Thaçit i duhet Kosovës, derisa e ka quajtur absurde kërkesën që Kuvendi të ndryshojë procedurat e presidentin ta zgjedhë me shumicë të thjeshtë.

Ndërkohë, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kundërshtuar të dyja idetë edhe që zgjedhja të bëhet me shumicë të thjeshtë edhe që të bëhet direkt nga populli.

Thotë se kështu siç është me dy të tretat është në rregull dhe nga populli nuk mund të zgjidhet, sepse Kosova është Republikë parlamentare.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test