Na ndiqni

Aktuale

Flasin nga LDK, tregojnë se a do ta votojnë Fatmir Limajn

Nga: Bota sot Më: 5 shtator 2018 Në ora: 13:43
Grupi Parlamentar i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë as sot në seancën e thirrur nga Qeveria për ekipin negociator që do ta përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë. 

Gashi ka thënë se GP i LDK-së në këto çaste është në mbledhje dhe se presin të votohet rezoluta e tyre.

“Grupi Parlamentar i LDK-së tani ka mbledhje, dhe me sa e di unë qëndrimi ynë për këtë çështje nuk ka ndryshuar, pra, ne kemi mbledhje të grupit parlamentar deri në ora 13:30 dhe normalisht ne kemi rezolutën tonë e cila duhet me u votu”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Tutje, Gashi ka potencuar se grupi parlamentar i LDK-së nuk do të jetë i pranishëm në ora 14:00.

“Nuk do ta marrim pjesë në seancën e paraparë në ora 14:00”, ka përfunduar shkurtimisht deputeti i LDK-së, Arben Gashi, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se dje kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme do të vazhdojë për sot, në ora 14.00, pasi bojkoti dhe mungesa e gatishmërisë së opozitës ka krijuar edhe një situatë të mungesë së konsensusit të marrjes së vendimit për ekipin negociator në dialogun me Serbinë në Bruksel.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test