Na ndiqni

Aktuale

Flet Avdullah Hoti: Pjesëmarrja e Teuta Rugovës në seancë është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së

Nga: N. Sh Më: 4 shtator 2018 Në ora: 14:29
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti është deklaruar për pjesëmarrjen e deputetes Teuta Rugova në seancën e pozitës.

Hoti, thotë se pjesëmarrja e saj është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, qëndrim ky i bërë publik para fillimit të seancës.

Ai thotë se, secili deputet i LDK-së duhet me kontribuoj në debatin ku përcakton qëndrimin e Grupit Parlamentar të LDK-së, si dhe ka obligim që ti respektoj ato qëndrime.

“Pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, i cili qëndrim është bërë publik para fillimit të seancës.

Secili deputet i LDK-së duhet të kontribuojë në debatin ku përcaktohen qëndrimet e Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe ka obligim t’i respektojë ato qëndrime”, shkruan Hoti ën Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test