Na ndiqni

Aktuale

Mustafa: Kjo Qeveri do ta sjellë Kosovën në bankrot, LDK do të bëjë mocion

Nga: Koha Më: 3 shtator 2018 Në ora: 21:19
LDK

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria Haradinaj duke mos pasur asnjë konsideratë ndaj parasë publike, do ta sjellë Kosovën para bankrotit.

Mustafa bëri të ditur se zgjedhjet e lira janë e vetmja zgjidhje për vendin.

Ai bëri të ditur se Lidhja Demokratike si partia më e madhe opozitare në Kuvend do të marrë iniciativën për mocion të mosbesimit.

“Këtë situatë mund ta shpëtojnë vetëm zgjedhjet e lira ku do të zotohemi që pas tyre do të arrijmë një marrëveshje të gjerë duke kyçur edhe shoqërinë civile, subjekte të rëndësishme shkencore, biznesore sepse kjo nuk është pronë e askujt por duhet të kemi parasysh se përfaqëson interesa mjaft divergjente”, ka thënë Mustafa në Rubikon.

Ai bëri thirrje që mos të lidhen proceset me mandatet e institucioneve të Bashkimit Evropian apo individëve në BE sepse sipas Mustafës, ajo dëmton vendin.

“Iniciativën për mocion do ta marrë partia më e madhe opozitare në Kuvend dhe ajo është LDK-ja. Ne jemi edhe në këto aktivitete, biseda dhe do të dalim publikisht kur të arrijmë të kemi besimin se do të kemi sukses në atë. Do të bisedojmë edhe me subjektet që janë në pozitë sepse unë mendoj se nuk është në intere

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test