Na ndiqni

Aktuale

Dushi: Nuk është absurde ideja e opozitës për seancë, por biseda me Aleksandrin

Nga: Mediat Shqiptare Më: 3 shtator 2018 Në ora: 14:37
Florian Dushi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Florian Dushi, ka folur për kërkesën e opozitës që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Dushi ka thënë se në fakt, tani nuk ka gjë më të rëndësishme në këtë fazë, se debati rreth mbrojtjes së tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, absurd është biseda me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në konferenca ndërkonbëtare lidhur me të ardhmen e Kosovës.

Reagimi i plotë i Dushit:

"Absurd"

Absurd nuk mund të cilësohet ideja e opozitës që Kuvendi i Kosovës, të zgjedhurit e popullit aty, të diskutojnë për një temë të cilën as nuk e ka shpikur e as nuk e ka zbuluar ajo vetë, opozita. Nuk ka asgjë më të rëndësishme në këtë fazë se debati rreth mbrojtjes së tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, në fakt, rreth tendencës për ndryshimin e kufijve të shtetit.

Absurde është të diskutohet me Aleksandrin, madje të diskutohet edhe në konferenca ndërkombëtare lidhur me të ardhmen e një shteti (korrigjimin e kufijve), në vend se të flitet e të punohet për zhvillimin dhe integrimin e tij.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test