Na ndiqni

Aktuale

Veseli me ftesë të veçantë për LDK-në dhe VV-në

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 13:28
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por ka ftuar Levizja Vetëvendosje që ta ndal rrënimin e shtetit, ndërsa, LDK-në që mos të diskutohet të martën për ndarjen e Kosovës, në të kundërtën qëndrimi i PDK-së do të jetë që LDK të distancohet nga nënshkrimi për Asociacionin me kompetenca egzekutive.

Veseli gjatë një tryeze diskutimi të mbajtur sot në qytetin e Mitrovicës, duke komentuar kërkesën e opozitës për seancën e cila do të bahet të marën, ka thënë se që kur është në krye të Kuvendit të Kosovës, nuk ka parë kërkesë më më tragjike dhe më manipuluese.

“Nuk i frikësohemi dialogut me Serbisë dhe as Serbisë, do të dalim faqebardh në këtë dialog. Levizja Vetëvendosje duhet ta ndal rrënimin e shtetit tonë me mohimit që po i bën shtetit, me manipulime dhe kauza për bashkim kombëtar se nuk arrihet bashkimi kombëtar duke e shuar shtetin e Kosovës. Kisha ftuar LDK që të distancohet nga ato nënshkrime, mos të falsim të martën për ndarje ndëryshe, mos ti futet avazit të VV, nëse të martën nuk leviz nga ato qëndrime, qëndrimi i parë i PDK-së, do të jetë që LDK hapin e parë i cili është faktik për Kosovën, që është në dëmë nacional, është që të distancohet nga e ka nënshkruar për asociacionin me kompetenca ekzekutive. Ky është rreziku i parë nacional që e ka Kosova aktualisht“, ka thënë ai.

Më tej kreu i PDK-së ka ironizuar me partitë opozitare, që sipas tij, kanë luajtur me kartën populiste duke dalë kundër dialogut, duke tentuar të nxjerrin përfitime elektorale, gjë që nuk është logjika e PDK-së.

Sipas tij, partia që ai drejton ka pasur barrën e rëndë të udhëheqjes së proceseve të vështira të negociimit me një vend  që për një shekull i ka shkaktuar fatkeqësi popullit shqiptar.

“Jemi takuar edhe me të tillë që, jo ndoshta, por vërtet kanë promovuar politikën shfarosëse ndaj popullit tonë. Por, në asnjë nga këto takime në të cilat kemi marrë pjesë , as që ka ndodhur  e as nuk jemi ulur pa pjesëmarrjen, pa kërkesën dhe pa aprovimin e SHBA dhe partnerëve tanë të Bashkimit Evropian”, ka potencuar Veseli.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test