Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj pret që Kandaja të jetë lobuese për Kosovën

Nga: Mediat Shqiptare Më: 1 shtator 2018 Në ora: 13:11
Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Dubrovnik, ka takuar ambasadorin e Kanadasë në Bashkimin Evropian, Daniel Castello

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Dubrovnik, ka takuar ambasadorin e Kanadasë në Bashkimin Evropian, Daniel Castello, me të cilin ka diskutuar për politikat e BE-së krahas Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.

Haradinaj ka shkruar në facebook se pret që Kanadaja, si shtet mik i vendit tonë, të jetë lobuese e fuqishme për Kosovën në institucionet evropianë, në mënyrë që vendi ynë të përshpejtojë afrimin me familjen e vet euro-atlantike, si dhe për anëtarësim në Interpol dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar.

Haradinaj është takuar edhe me James Jay Carafano, nënpresident i Fondacionit Heritage, me të cilin ka diskutuar për proceset që po kalon vendi, me theks të veçantë zhvillimin ekonomik dhe politikat e sigurisë.

“Kosova është e përkushtuar për promovimin e sipërmarrësisë së lirë, lirisë individuale si dhe promovimit të politikave publike të modelit amerikan. Ekspertiza e miqve amerikanë, veçanërisht në ekonomi dhe fushë të sigurisë, i ka shërbyer Kosovës në vazhdimësi”, ka shkruar ai në facebook.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test