Na ndiqni

Aktuale

Alternativa largohet nga koalicioni me LDK-në

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 21:19
LDK dhe Alternativa

Nga sot Alternativa për Kosovën nuk është më në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ku si rrjedhojë edhe deputetët e kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda nuk do të jenë pjesë e grupit parlamentar të LDK-së, por do të veprojnë si deputet të pavarur duke përfaqësuar vetëm subjektin e tyre politik.

Burime brenda Alternativës, bëjnë të ditur se ky vendim është marrë në bashkëpunim me të gjitha organet e kësaj partie dhe është nënshkruar nga dy deputetët e këtij subjekti që përfaqësojnë qytetarët në Kuvend.

Po ashtu, ky vendim i është dërguar edhe kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test