Na ndiqni

Aktuale

Hoti i quan të vonuara deklaratat e Veselit

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 14:11
Avdullah Hoti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka deklaruar se qëndrimi i tyre është kundër ndarjes së Kosovës. Ai ka thënë se qëndrimi i kësaj partie është i qartë dhe se integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë.

Mirëpo, këtë deklarim të kreut të Kuvendit, po e quan të vonuar, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Konsolidimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare është dëmtuar shumë nga veprimet jo kushtetuese të Presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë. Njohjet e reja dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është stopuar plotësisht. Praktikisht, ministri i jashtëm i Kosovës rrin kot në zyrën e tij. Deklarimet e sotme të Kryetarit të PDK-së janë të vonuara. Ai është bashkëfajtor në këtë dëm që i është bërë shtetit të Kosovës, pasi asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për këto veprime kundër shtetit të Kosovës nga Presidenti Thaçi”, ka shkruar Hoti,

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test