Na ndiqni

Aktuale

LDK mbështet deklaratën e Gjermanisë dhe Austrisë kundër idesë së Thaçit, por jo edhe protestat e paralajmëruara

Nga: Express Më: 31 gusht 2018 Në ora: 12:40
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur qëndrimin e Gjermanisë dhe Austrisë, kundër idesë së Presidentit Thaçi për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Nga kjo parti kanë deklaruar se do të vazhdojnë të kërkojnë mbështetje nga të gjitha vendet mike për të mbrojtur territorin e vendit. Por, nuk janë deklaruar nëse do të mbështesin protestën kundër kësaj ideje.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se LDK-ja e ka mirëpritur deklaratën e e qartë të Gjermanisë dhe Austrisë, të shprehura nga ministrat e jashtëm të të vendeve, kundër eksperimentit të shkëmbimin të territoreve. Gjersa, ka vlerësuar kontributin e këtyre dy vendeve për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Por, ai nuk ka përmendur fare nëse do të mbështesin protestat që janë paralajmëruar për këtë çështje, ashtu sikurse kishte deklaruar bashkëpartiakja e Hotit, Vjosa Osmani.

Hoti ka thënë se të vazhdojnë të kërkojnë mbështetje nga të gjitha vendet mike për të mbrojtur territorin e vendit.

“Do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje tek të gjitha vendet mike për të konsoliduar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008, e jo për të copëtuar atë”, ka thënë ai.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test