Na ndiqni

Aktuale

LDK-ja nuk e përkrahë idenë e Vjosa Osmanit për protestë kundër Thaçit

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 20:53
Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës sërish ka dalë kundër deputetes së saj, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit përmes një statusi në rrjetin social në facebook shprehi iniciativën për një protestë masive me shtatë shtator. 

Pikërisht ditën kur presidenti Thaçi do takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

LDK është distancuar nga kjo deklaratë, duke thënë se Osmani nuk paraqet qëndrimin e partisë.

Se nuk janë në një mendje me Osmanin e ka thënë edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Në anën tjetër, Osmani pas këtyre deklaratave ka thënë se thirrja për protestë është qëndrim i saj. E i njëjti nuk është diskutuar në parti.

Kurse këtë protestë nuk e përkrahë as kryeministri, Ramush Haradinaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test