Na ndiqni

Aktuale

Vjosa Osmani tregon se si të veprohet: Rezoluta e Kuvendit nuk mund ta ndalë Thaçin

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 21:51
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook, ka ftuar për një protestë masovike më 7 shtator, ditën kur Thaçi udhëton në Bruksel.

“Rezoluta e Kuvendit të Kosovës do të jetë e rëndësishme, por me gjasë e pamjaftueshme, për të ndalur aventurat e rrezikshme të Thaçit në dëm të sovranitetit të vendit. Thaçi mbanë titullin e kampionit për shkelje të Rezolutave të Kuvendit. Prandaj, më 7 shtator, kur Thaçi udhëton për Bruksel për të bërë edhe një hap tutje drejt ndarjes së Kosovës, ne qytetarët e Kosovës, do të duhej të protestonim paqësisht, por masovikisht, për t’i dëshmuar atij dhe kujtdo tjetër që Kosova është një dhe e pandashme”, ka shkruar Osmani, përcjellë “Bota sot”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test