Na ndiqni

Aktuale

“Disa politikanëve do t’u merren banesat”

Nga: express Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 12:37
Bregun e Diellit

Pritën gati 4 vjet, duke jetuar me qira nëpër objekte të ndryshme. Ata u dëshpëruan shumë kur nuk fituan banesë në lagjen “Hajvalia”.

Por dy të moshuarit të cilët liruan shtëpinë e tyre në “Arbëri” që të ndërtohet rruga, tani janë vendosur në banesat më të përfolura në Prishtinë, ato të komunarëve në “Bregun e Diellit”

Komunarët thonë se banesa ku u vendosën të moshuarit ishte pa emër, e titulluar vetëm NN dhe e cila ishte keqpërdorur disa herë. Edhe dy banesa të tjera pa titull iu dhanë familjeve që komuna duhej t’i kompensonte.

Por të gjitha këto nuk janë falur dhe janë dhënë vetëm në shfrytëzim në një kontratë tre vjeçare. Në shfrytëzim ishin dhënë edhe banesat ku jetojnë disa nga ish zyrtarët komunalë, kryesisht nga LDK-ja.

Kontratat e tyre përfundojnë në fillim të vitit 2018 dhe gjasat që ato t’u vazhdohen janë të vogla.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test