Na ndiqni

Aktuale

LDK tregon çka do të bëjë në Kuvend për t’i ndalur lojërat e Thaçit

Nga: Mediat Shqiptare Më: 27 gusht 2018 Në ora: 13:00
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk do të lejojë që presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, të bëjnë Pazar me territorin e Kosovës.

LDK-ja, përmes një komunikate për media, ka thënë se Thaçi nuk ka mandat kushtetues për të bërë veprime të tilla.

Kjo parti ka theksuar se është kundër çdo marrëveshje që bëhet pa mandat të Kuvendit, duke paralajmëruar veprime për të penguar shkëmbimin e territoreve.

Reagimi i plotë:

LDK-ja nuk do të lejojë që Thaçi dhe Vuçiq të bëjnë pazar me territorin e Kosovës.

Kosova është një dhe e pa ndashme. Territori i Kosovës nuk mund të nxirret në pazar. Presidenti Thaçi duhet të ndalet.

Presidenti Thaçi nuk ka mandat kushtetues për veprimet të tilla. Negociatat për territorin e Kosovës janë kundër kushtetuese dhe kushdo që hynë në lojëra të tilla do të bartë pasojat kushtetuese dhe politike.

Ne të bashkërendojmë veprimet në Kuvend për të penguar vënien në pikëpyetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga Presidenti i vendit.

LDK-ja do të refuzojë çdo marrëveshje që bëhet pa mandat të Kuvendit dhe pa pajtueshmëri të gjerë të forcave relevante politike dhe të qytetarëve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test