Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj për vdekjen e McCain: Kosova humbi mikun e çmuar

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 09:16
Ramush Haradinaj në një takim me McCain

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në facebook ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e senatorit amerikan, John McCain.

Haradinaj e ka vlerësuar senatorin amerikan si mik të çmuar të Kosovës, dhe hero të Amerikës.

Postimi i plotë:

I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Senatorit republikan të ShBA-së John McCain, familjes së tij, Senatit të SHBA-së dhe qytetarëve amerikanë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës.

Familja humbi të dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë.

Fitues në luftë dhe në paqe, luftëtar i madh për të drejtatve njeriut dhe ligjvënës i pashoq.

Hyri në zemrat tona si humanist dhe do ta ketë vendin e nderit në kujtesën shtetërore të Kosovës.

Lamtumirë mik i Kosovës, John McCain. Pusho i qetë!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test