Na ndiqni

Aktuale

Deputetja Time Kadriaj fyen qytetarët, thotë se po lehin kundër Haradinajt

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 22:48
Time Kadrijaj dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Time Kadrijaj ka fyer qytetarët të cilët po kritikojnë të parin e qeverisë.

Kadrijaj e cila është deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, thotë se është krenare me punën e këtij të fundit dhe nuk pranon kritika.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook ajo thotë se po ‘lehin’ të gjithë ata që nuk po pajtohen me punën e të parit të ekzekutivit.

“Me i pyet këta që po lehin cili ashtë kontributi i juaj për Kosoven valla do të befasoheni sepse vlerësimi i këtij kontributi është një zero e madhe. E me këtë zero kontribut qfarë po bëjnë sot po përpiqen me tema të veteranëve me e kontaminu ambientin e popullatën sepse po ju pengon puna dhe të arriturat e kryeministrit Haradinaj. Si dje dhe sot krenar me ty Kryeministër!’, shkruan Kadrijaj në Facebook.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test