Na ndiqni

Aktuale

Pal Lekaj: Askush nuk po përfiton nga debati për veteranët, por po humbë Kosova

Nga: Indeksonline Më: 24 gusht 2018 Në ora: 10:45
Pal Lekaj dhe Ramush Haradinaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i ka dalur zot shefit të tij, Ramush Haradinajt.

Lekaj ka thënë se Haradinaj ka shumë arsye që të ngrisë zërin në mbrojtje të bashkëluftëtarëve të tij. Sipas Lekajt, askush nuk po përfiton në këtë debat, por po humbë Kosova.

“Është për të ardhur keq që po kalojmë këtë periudhë përmes së cilës po tentohet t’i hidhet hije e zezë epokës së lavdishme që solli çlirimin e vendit. Aq më teper kur këto përpjekje për njollosje të atyre që dolën në mbrojtje të atdheut po bëhen për interesa personale.

Ramush Haradinaj, si njëri nga komandantët me të shquar të luftës së UÇK-së, natyrshëm e ka të drejtën që të ngritë zërin, në mbrojtje të vlerave të bashkluftëtarëve të tij.

Kryeministri sakrifikoi shumë për këtë vend. Me vete bartë plagët e luftës dhe të dhembjes së humbjes së familjarëve për tokën e shenjtë të Kosovës. Prandaj askush më shumë se ai nuk do të dëshironte që meritorët, tashmë 20 vjet pas luftës, të marrin trajtim të dinjitetshëm institucional.

Debati i ditëve të fundit për listat e veteranëve dhe fryrjen apo jo të tyre, më së paku i shkon në favor shoqërisë tonë.

Kosova, siç e dijmë të gjithë, gjendet në momentet më vendimtare për të dhe ky debat i orkestruar për të keq, nuk do të duhej të lejohet që të përhapet. Nga kjo situatë nuk do të përfitojë askush, por do të humbë më së shumti vendi ynë” shkruan Lekaj në Facebook.

Indeksonline
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test