Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj modifikon në favor të tij letrën dërguar ambasadave për Blakajn

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 15:36
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një letër dërguar ambasadave të huaja në Kosovë, i ka njoftuar ato me përmbajtjen e komunikimit të tij me ish-prokurorin Elez Blakaj.

Kallxo vëren se në këtë letër dërguar ambasadave, kryeministri Haradinaj i ka njoftuar me një përmbajtje të ndryshme nga ajo e komunikimit origjinal në gjuhën shqipe.

Në letrën në gjuhën angleze, Haradinaj shkruan:

“(…) The letter consists of:

“…. In full agreement with former Prosecutor, the investigation in Office for the Issues of the Categories from KLA War will last for 30 days, and the Prosecutor will deliver a report of findings within the Office to the Prime Minister;“, thuhet në letrën në gjuhën angleze të Haradinajt.

Media vëren se versioni në gjuhën angleze përmban një fjali të shtuar “in full agreement with former Prosecutor”, e cila mungon në letrën origjinale të dërguar nga kryeministri Haradinaj për ish-prokurorin Blakaj.

Sipas këtij versioni, ambasadat janë njoftuar se kryeministri ka qenë në “pajtim të plotë” me ish-prokurorin Blakaj, që ky i fundit, pas 30 ditësh hetimi t’i dorëzojë kryeministrit një raport me gjetjet e hetimit.

Mirëpo këshilltari i Kryeministrit, Avni Arifi ka një sqarim për këtë.

Ai thotë se letra është shkruar në kontekst dhe është sqaruar se askush nuk i ka kërkuar Prokurorit të hetojë për 30 ditë.

“Letra kur është shkruar, është shkruar nga kontesti edhe po besoj se është dashtë të sqarohet edhe kjo letër sepse askush nuk i ka dhënë 30 ditë e pastaj ai me na dhanë raport se kush po akuzohet e kush s’po akuzohet”, tha Arifi.

Sipas tij, ata kanë kërkuar raport nga Prokurori për përshkrim të punës, se a janë penguar në punën e tyre dhe jo raport se kush po hetohet e kush jo.

“Kjo letra për ambasadorët është sqarim, këtu e kanë plotësu përkthyesi sepse i ka humbë kuptimi, e një ndërkombëtar mundet me mendu se po kërkohet raport për të dhana, ne s’kemi kërku raport të tillë. Ne kemi kërku raport apo përshkrim të punës se a janë pengu në punën e tyre, faktikisht një raport për monitorimin sipas kërkesës që e ka bërë. Në asnjë mënyrë nuk është kërkuar, asnjëherë, kurrë, nga Prokurori me tregu përmbajten e hetimeve. Raporti ka qenë për me tregu se a kanë shku procedurat në bazë të kërkesës së Prokurorit”, tha tutje Arifi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se letra ambasadorëve iu është shkuar në dy gjuhët, edhe në shqip edhe në anglisht.

Image
kallxo
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test