Na ndiqni

Aktuale

FDH nxit Haradinajn t'i kërkojë publikisht falje Blakajt

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 20:29
Ramush Haradinaj

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për ish-prokurirn Elez Blakaj.

Nëpërmjet një komunikate, FDH Kosovë ka thënë se e gjykon ashpër fjalorin e shefit të ekzekutivit kosovar karshi ish-prokurorit të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, që së fundi u mor me hetimin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Pa marrë parasysh vendimin e Blakajt që të tërhiqet nga funksioni i tij për shkak të kërcënimeve të cilat i janë bërë pas hetimit të lëndëve të veteranëve të rrejshëm të luftës, ta vlerësosh një prokuror si “hajn pulash” dhe “fiqfiriq”, përbënë, që nga pavarësia e këndej, fyerjen më të rëndë të cilën e ka bërë një prej funksionarëve më të lartë shtetëror të Kosovës në llogari të pjesëtarit të sistemit prokurorial. Aq më shumë, duke vlerësuar se „njerëzit të cilët nuk kanë qenë në Bllace ose Stankovec gjatë luftës në Kosovë nuk kanë të drejtë të numërojnë veteranët në rajonin e Dukagjinit“, ai ka ushtruar ndikim të drejtpërdrejt politik mbi prokurorinë. Kjo përbënë një precedent të rrezikshëm, i cili, nëse nuk reagohet ndaj tij dhe nëse deklarata nuk tërhiqet, e hap derën për përzierje të mëtejme të drejtpërdrejt dhe për trysni në sistemin prokurorial, i cili edhe sipas kushtetutës dhe ligjit në mënyrë të plotë është i pavarur prej politikës", thuhet në reagimin e FDH Kosovë. 

Fondi ka thënë se "vlerëson se kryeministri i Kosovës me deklaratën e tij në llogari të ish prokurorit Blakaj i ka bërë një shërbim të keq përpjekjeve që në Kosovë të ndërtohet sistemi efikas dhe i pavarur i shtetit ligjor. Aty ku funksionarët politik i japin vetes të drejtë për të nënçmuar dhe fyer funksionarët e gjyqësorit të shtetit, nuk ka sundim të ligjit, por është në fuqi pushteti i politikanëve të pushtetshëm. FDH Kosovë kërkon nga kryeministri Haradinaj që ta tërheq deklaratën e tij dhe që publikisht t'i kërkoj falje zotëriut Blakaj, por edhe gjithë sistemit prokurorial. Në të kundërtën, kërkohet nga deputetët e Kuvendit të nisin propozimin për votim të mosbesimit".

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test