Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj arsyeton shpenzimet e Thaçit: Jemi të kushtueshëm

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 16:46
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka arsyetuar shpenzimet e presidentit, Hashim Thaçi, derisa ky i fundit i kishte bërë sa ishte në krye të qeverisë.

Këtë arsyetim kryeministri Haradinaj e bërë në konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Haradinaj u shpreh para gazetarëve se ka shpenzime dhe se protokolli është i kushtueshëm, pasi janë të obliguar t’ia paguajnë shpenzime të ftuarve.

Ai ka thënë se “Ka shpenzime. Ka shpenzime protokolare, kur kthejmë dreka e darka, kur kemi palë. Nuk besoj që kushton vera 200 euro, por ka shpenzime. Është menyja, në meny janë drekat, verërat, megjithatë kushtojnë, nuk janë falë”,  ka thënë Haradinaj.

Përveç kësaj Haradinaj ka bërë krahasime edhe me homologun e tij, Edi Rama, ku tha se edhe Rama bënë shpenzime kur ka mysafir.

“Kur të na thirr Edi Rama na mbanë atje ka dy ditë, bukur shumë harxhon. Kushton protokolli. Tash jemi te Edi, në samitin e kryeministrave, sigurisht kemi me i kushtu atij, prej momentin që i hyjmë në shtet të tij e deri të na nxjerrë prej shtetit të tij. Jemi të kushtueshëm”, ka thënë Haradinaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test