Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj i flet për ushtrinë zyrtarit të lartë të NATO-s

Nga: Mediat Shqiptare Më: 12 qershor 2018 Në ora: 11:39
Ramush Haradinaj dhe John Manza

Në ditën e 19-vjetorit të çlirimit, kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij zëvendës ndihmës sekretarin e NATO’s, John Manza.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se e ka informuar zyrtarin e lartë të NATO’s për progresin që po e kanë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe gatishmërinë për të marrë përgjegjësitë si ushtri.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

Vendi ynë u çlirua duke rinisur jetën e re në paqe falë NATO-s dhe aleatëve tanë strategjikë.

Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, John Manza, e informova për progresin e arritur të FSK-së, si forcë gjithpërfshirëse dhe profesionale. FSK është gati të marrë përgjegjësitë e saj si ushtri, sipas standardeve të NATO-s.

Nga një absorbues i paqes, ne synojmë të kthehemi në kontribues të saj kudo në botë, si pjesë integrale e NATO-s.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test