Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj flet për pajtimin me Serbinë e njohjen reciproke

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 20:21
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj në një aktivitet partiak të AAK’së foli për dialogun. Theksoi se përmbyllja e luftës me Serbinë bëhet atëherë kur të dy palët njohin njëra-tjetrën.

Kreu i Qeverisë ka deklaruar se njohja e Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë dhe kjo është në interes të vendit dhe se nuk duhet të frikësohemi për t’u ulur në tavolinë dhe për të përmbyllur njohjen.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë Kuvendit të punës së Aleancës së të rinjve të Kosovës, ku ndër të tjera ka thënë se këtë vit Kosova do të ketë liberalizimin e vizave, ushtrinë, si dhe do të anëtarësohet në Interpol.

“Ne pa u njohur me Serbinë e kemi të vështirë me i përmbyll proceset tona, për shkak se me Serbinë është hapur një luftë. Ajo luftë është mbyllur me ndërprerjen e luftimeve në 99-tën, sot shënohet ajo ditë, pikërisht sot. Sot është përvjetori i ndërprerjes së luftimeve, por përmbyllja e luftës është atëherë kur të dy palët në luftë njohin njëra-tjetrën. Ato palë që kanë luftuar, sikurse e ka njohur Serbia-Kroacinë, Bosnjën, kjo do të ndodhë edhe në mes Kosovës dhe Serbisë, është interes i yni dhe kësaj nuk duhet t’i frikësohemi. Me u ulë në tavolinë si Kosovë, me përmbyllë njohjen”, tha ai.

Që kjo njohje të ndodhë, Haradinaj tha se duhet të japim diçka nga ajo që nuk kthehet e që duhet të kalohet mbi dhimbjen për më të dashurit që janë vrarë në luftë.

“Çka duhet të japim na që të ndodhë njohja, fatkeqësisht e them duhet të japim nga ajo që nuk kthehet, nga ajo që nuk kompensohet, nga ajo që nuk krahasohet me kurrgjë tjetër, duhet të kalojmë mbi dhimbjen tonë për më të dashurit që si kemi, që na janë vrarë në luftë. Bëhet fjalë për plot civil të pambrojtur, për Krushën, për Mejën, për Studimen, e për plot vende të tjera në Kosovë që i kemi. Pse e thash këtë se duhet ta japim, pra ne duhet të njihemi, duhet të pajtohemi me ata që po njihemi si dy shtete me punuar, kjo është edhe një lloj falje, por nuk është falje ligjore”, ka thënë ai.

Kreu i Qeverisë ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku tha se liberalizimi i vizave është punë që po mbërrin.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test