Na ndiqni

Aktuale

VV-ja dhe LDK-ja kërkojnë shkarkimin e Bordit dhe të menaxhmentit në PTK

Nga: Koha Më: 9 qershor 2018 Në ora: 07:21
PTK

Shkarkim të menaxhmentit dhe të Bordit aktual të Telekomit të Kosovës kanë kërkuar dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje, në interpelancën me kryeministrin të ftuar nga këto parti lidhur me gjendjen në Telekom.

Edhe pse u debatua rreth tri orë dhe u prezantua një rezolutë me disa pika, ajo nuk u hodh në votim për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo rezolutë pritet që të harmonizohet mes dy grupeve parlamentare dhe të hidhet në votim në një seancë tjetër, që do të caktohet nga Kryesia e Kuvendit.

Gjatë debatit u tha se kriza në Telekom ka ardhur shkaku i kontratave të dëmshmëve, tenderëve, punësimeve partiake si dhe keqmenaxhimit. Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se situata në Telekom është e rëndë, si pasojë e menaxhimit të dobët, por nuk ka treguar se cilët janë hapat konkretë që do të ndërmarrë për të tejkaluar nga kjo gjendje.

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test