Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Asnjë cent nuk është vjedh nga 53 milionëshi që i është dhënë “Bechtelit”

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 15:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot në Kuvend se kontrata dhe vendimi për alokimin e 53 milionë eurove kompanisë “Bechtel Enka” ka qenë i domosdoshëm, për t’i ikur Arbitrazhit dhe dëmit më të madh.

“Nuk kemi pas qare pa ia pagu paret, sepse i kemi gjet pa pagu 14 milionë që qeveria e kaluar i ka lënë qaty. Dhe nga ky borxh është krijuar 53 milionëshi”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, shkuarja në Arbitrazh me “Bechtelin” për Kosovën do të thoshte humbje edhe më e madhe, pasi që, siç ka thënë Haradinaj, të gjitha dokumentet janë në favor të kompanisë.

“Ne jemi vonuar me pagesa për kompaninë dhe kjo parashihet edhe në kontratën e bërë në fillim. Por, po ju garantoj se askush asnjë cent nga ky 53 milionëshi nuk mundet me e vjedh, sepse s’mundesh me i vjedh para një kompanie ndërkombëtare siç është Bechteli”, ka thënë kryeministri.

Ai ka shtuar se nuk i vije mirë që ato para i janë dhënë “Bechtelit”, mirëpo ka qenë e pashmangshme kjo.

“Kompanisë i janë vonuar parat dhe më pas ka pësuar dënimi. Pse LDK-ja nuk i pagoi në fillim ato 14 milionë euro, po i la mu bo kaq shumë. Pse erdh ai dënim aso kohe”, ka pyetur Haradinaj.

“Makineritë e Bechtelin kanë mbet pa punë, prandaj ka pasuar dënimi siç e parasheh kontrata”, ka thënë tutje kryeministri.

Lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test