Na ndiqni

Aktuale

Deputetët, pasivë në punë e aktivë në udhëtime, kaq para shpenzuan për tre muaj

Nga: Mediat Shqiptare Më: 8 qershor 2018 Në ora: 14:53
Kuvendi i Kosovës

Hulumtuesi i lartë në KDI, Artan Murati, ka publikuar platformën e KDI-së, e cila ka nxjerrë të dhënat se sa kanë shpenzuar deputetët për udhëtime jashtë vendit, në periudhën tre mujore.

“Legjislatura e gjashte, pasive ne pune e aktive ne udhetime. Per tre muaj, deputetet kane shpenzuar afro 40.000 euro vetem per udhetime jashte vendit, kryesisht meditje dhe bileta”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa më poshtë mund ta shihni raportin e kësaj platforme nga KDI:

Në bazë të raportit vjetor financiar për vitin 2017 të cilën Kuvendi e ka miratuar në maj të këtij viti, për tre muajt e fundit të vitit 2017 (tetor – dhjetor) nga 120 deputetët të Kuvendit të Kosovës, 38 prej tyre kanë realizuar udhëtime zyrtare jashtë vendit. Në total, deputetët për këtë periudhë kohore kanë realizuar 53 udhëtime jashtë vendit të cilat i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 39,447 €.

Pjesa më e madhe e buxhetit prej 39,447 € janë shpenzuar për bileta të udhëtimit dhe mëditje, 14,834 € respektivisht 13,777 €.  Ndërkaq 9,174 € janë shpenzur për akomodim në vendet që janë vizituar nga deputetët dhe 1,662 € për shpenzime të tjera për të cilat nuk të dhëna specifike se për çka janë shpenzuar.

Në raportin financiar nuk janë dhënë detaje lidhur me kohëzgjatjen e këtyre udhëtimeve pasiqë nuk ka data që tregojnë se sa kanë qëndruar deputetët në një udhëtim të caktuar.

Kuvendi i Kosovës gjegjsisht Komisioni për Buxhet dhe Financa ende nuk ka shqyrtuar raportin financiar të këtij institucioni për tre mujorin e parë të vitit 2018.

Platformën e plotë mund ta shihni KËTU.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test