Na ndiqni

Aktuale

Hoti: Grupi Parlamentar i LDK-së nuk i bashkohet turit lobues - turistik të Veselit

Nga: Mediat Shqiptare Më: 7 qershor 2018 Në ora: 09:20
Avdullah Hoti

Nënkryetari dhe shefi i grupit parlamentari LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se grupi Parlamentar i LDK-së nuk do të jetë pjesë përbërëse e delegacionit lobues në Evropë për heqjen e vizave për Kosovën.

Ai përmes një postimi në Facebook se këtë “për të kontribuuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, Kryetari i Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ligjet që janë të lidhura me MSA-në dhe në mënyrë specifike me Agjendën e Reformave Evropiane”.

Postimi i plotë:

Grupi Parlamentar i LDK-së nuk i bashkohet turit lobues - turistik të Kryetarit të Kuvendit sepse konsideron se liberalizimi i vizave nuk sigurohet përmes veprimeve të tilla.

Për të kontribuuar në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, Kryetari i Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit të Kosovës për të aprovuar ligjet që janë të lidhura me MSA-në dhe në mënyrë specifike me Agjendën e Reformave Evropiane.

Si kryetar i partisë në koalicion, Kryetari i Kuvendit duhet të kujdeset që Qeveria të përmbushë obligimet karshi agjendës për integrim evropian të Kosovës.

Për informim të opinionit, Grupi Parlamentar i LDK-së nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare nga Kryetari i Kuvendit lidhur me qëllimet e këtij udhëtimi, agjendë të takimeve dhe detale të tjera të rëndësishme për të planifikuar si duhet këtë vizite zyrtare.

Udhëtimet e tilla janë shpenzim i panevojshëm i parasë publike dhe dërgojnë mesazh të paqartë tek shtetet e BE-së.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test