Na ndiqni

Aktuale

LDK-ja “kryqëzon” Pal Lekajn

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 22:50
Lumir Abdixhiku, Doruntina Maloku, Arben Gashi dhe Armend Zemaj

Sonte u zhvillua një debat i nxehtë mes ministrit aktual të Infarstrukturës, Pal Lekaj dhe ish ministrit të kësaj ministrie nga radhët e LDK-së, Lutfi Zharku.

Debati u zhvillua për me 53 milionë eurot që qeveria ia dha kompanisë “Bechtel Enkas”, e shumë deputetë të LDK-së, kanë reaguar në rrjetet sociale pas këtij debati, shkruan “Bota sot”.

Deputeti Armend Zemaj, ka shkruar se Pal Lekaj është një ekspert i së drejtës ndërkombëtare, pasi ka paragjykuar edhe koston e Arbitrazhit, ndërsa bën thirrje që t’i kthejnë 53 milionë eurot sepse janë para të taksave të këtij vendi, duke i quajtur të pashpirtë.

“Pali “eksperti i së drejtës ndërkombëtare” e ka paragjykuar edhe koston e Arbitrazhit. Ktheni 53 milionët o te pashpirtë, nuk janë pare të lloqit, janë taksa të këtij vendi.. Prokurori a jeni këndej pari apo ju ka hup rruga në oborr ashtu siç po ju humbin rastet çdo ditë!!!”-ka shkruar Zemaj.

Kurse deputeti tjetër i LDK-së, Lumir Abdixhiu, ka shkruar se kjo është veç se një plaçkë dhe asgjë më pak, duke ia numërua Lekajt gjërat që i pranoi në debat.

“Pra Pali sapo e pranoj se:

1. Ka nënshkruar kontratë të re pa përcaktuar koston e saj. E pabesueshme.

2. Kur kjo kosto i është faturuar prej 53 milionëve (ani pse më parë e kishte vlerësuar vetëm 14), e ka pranuar të njëjtën pa asnjë verifikim; pa asnjë dyshim. E ka marrë pretendimin e Bektelit si të mirëqenë. Nuk e din njeri a është Ministër i Kosovës apo avokat i Bektelit!

Kosova përndryshe paguan 8 milionë euro një kompani të tretë - Hill International - mu për këtë verifikim. Kjo kompani nuk ka pranuar pretendimin e Bektelit si të saktë.

Plaçkë. Asgjë më pak!”- është shprehur Abdixhiku.                                                              

“Krimi i Autostradës” ka shkruar në Facebook deputeti Arben Gashi, duke shtuar se Lekaj po e dëmton Kosovën 53 milionë euro, ndërsa e quan mjek që u bë ministër i rrugëve.

“Krimi I autostradës, Pal Lekaj e dëmton Kosovën 53 milion euro.
Mjeku qe u be minister I rrugeve!!!”- ka shkruar ai, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa deputetja Doruntina Maloku, më një shkrim të shkurtër e ka quajtur Pal Lekajn si një doktor i 53 milionë eurove.

“Pali, ky doktor i 53 milionëve!”- ka theksuar ajo.        

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test