Na ndiqni

Aktuale

Osmani: Gjykata Speciale të merret me vrasjet e aktivistëve të LDK'së

Nga: Express Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 15:23
Vjosa Osmani

Deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt, duke thënë se deklarata e tij është çnjerëzore dhe se dëshmon që Gjykata Speciale duhet doemos të merret me vrasjet e pasluftës që janë bërë ndaj veprimtarëve të LDK’së.

Vjosa Osmani e ka quajtur çnjerëzore deklaratën e nënkryetarit të OVL’së së UÇK’së, i cili pati thënë se “Punë e madhe që janë vra anëtarët e LDK-së”. Osmani përmes një shkrimi në facebook tha se Gjykata Speciale duhet të merret me vrasjet e aktivistëve të LDK’së, dhe deklarata e Haradinajt e dëshmon këtë më së miri.

Ajo tha se krerët e shtetit duhet urgjentisht të distancohen ndaj deklaratave të tilla dhe kërkoi që Nasim Haradinaj të mos lejohet të hyjë në Kuvend dhe të kërcënojë deputetët, siç tha ajo, ashtu siç ka bërë ai në mandatin e kaluar.

“Deklarata e Nasim Haradinajt është deklaratë çnjerëzore. Ajo jo vetëm që dëshmon që Gjykata Speciale duhet doemos të merret me vrasjet e pasluftës së veprimtarëve të LDK-së, por edhe shpërfaqë shqetësimin që disa kanë kohëve të fundit pse dalëngadalë faktet rreth këtyre vrasjeve do të dalin në dritë dhe ata që i kryen ato do të dalin para drejtësisë.

Krerët shtetërorë duhet urgjentisht të distancohen ndaj deklaratave të tilla dhe Nasim Haradinajt nuk duhet më t’i lejohet të hyjë në Kuvend dhe të kërcënojë deputetët ashtu siç bënte në mandatin e kaluar. Kosova nuk do të jetë në paqe përderisa plagët e vrasjeve të pasluftës janë akoma të hapura”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test