Na ndiqni

Aktuale

Djali i Shaban Manajt, Haradinajt: Ka ardh koha kur "Bira e minit bon 300 grosh"

Nga: Mediat Shqiptare Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 13:39
Shkëmb Manaj

Edhe djali i veprimtarit të LDK-së, Shaban Manaj, Shkëmbi ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Manaj thotë se, deklarata e Nasim Haradinajt tregon me së miri që vrasjet e veprimtarëve të LDK-së janë nxitur dhe kryer nga kjo mendësi të cilën e përfaqëson Haradinaj, përcjellë Mediat Shqiptare.

Postimi i plotë i Shkëmb Manajt:

Deklarata e Nasim Haradinaj tregon me së miri që vrasjet e veprimtarëve të LDK-së janë nxitur dhe kryer nga kjo mendësi të cilën e përfaqëson Haradinaj. Paramendojeni cila ka qenë fryma dhe deklartat e tij të dhëna para 20 viteve, kur kanë filluar ekzekutimet e burrave të mirë të Kosovës. Kjo frymë i ka nxitur vrasjet ndërshqiptare.

Unë e di që këtë lloj të njerzëve e ka kapluar frika. Frika nga ndriçimi i vrasjeve me motive politike nga Gjykata Speciale. 

Kur të zbardhen këto vrasje makabre, këta do të turpërohen, para familjeve të tyre, para qytetarëve dhe kombit tonë.

Drejtësia do ta thotë fjalën e vet.

Ka ardh koha kur " Bira e minit bon 300 grosh", prandaj janë tmerruar të tillët !

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test