Na ndiqni

Aktuale

Dardan Islami kërkon që Xhamia e re të ndërtohet te pazari, kritikon ashpër Shpend Ahmetin

Nga: N. Sh. Më: 5 qershor 2018 Në ora: 08:47
Dardan Islami dhe Xhamia e re në Prishtinë

Opinionisti Dardan Islami, është duke menduar që të bëjë një propozim për të nis një peticion që Xhamia e re mos të ndërtohet aty ku kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka nda vendin afër postës së madhe, por të ndërrohet lokacion, shkruan Gazeta “Bota sot”.

Islami potencon që, me kushtet urbanistike Xhamia do ishte mirë të ndërtohet te AKP-ja, apo të pazari i Prishtinës e jo aty ku është përcaktuar.

Sipas Islamit, Shpend Ahmeti ka bërë lojëra politike me BIK-un dhe në këtë rast janë viktimizuar së pari BIK-u pastaj komuniteti muslimen dhe siç thotë ai e gjithë Prishtina.

“A kemi të drejtë ne si qytetarë të këtij vendi të propozojmë, të nënshkruajmë peticion, që Xhamia e re të ndërtohet te AKP, truall ky te pazari apo siç njihet te plepat, në pjesën e vjetër të qytetit, në harmoni të plotë me të gjitha kushtet urbanistike? Apo duhet me u marr me pasojat e keq menaxhimit të Shpend Ahmetit, me pazaret e tij paraelektorale dhe me një leje të lëshuar pa kurrfarë kriteri në parking të postes! Mbase ai po bën lojëra politike me BIK, por në këtë rast viktimat e para janë BIK dhe komuniteti mysliman, pastaj komplet qytetaret e Prishtinës!”, potencon Dardan Islami.BS

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test