Na ndiqni

Aktuale

Haziri gjatë takimit në Poloni: LDK-ja po angazhohet në marrjen e datës për liberalizim

Nga: Bota sot Më: 5 qershor 2018 Në ora: 08:33
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri nënkryetari i LDK-së gjatë një vizite të tij në Varshavë të Polonisë ka prezantuar shtetin e Kosovës në takimin e EPP-së.

Haziri thotë se fokusi kryesor i shteteve evropiane në raport me Kosovën mbeten sundimi i ligjit, liberalizimi i vizave dhe dialogu me fqinjtë.

Postimi i plotë:

Në takimin e rregullt te EPP ne Varshavë të Polonisë, e kam prezantuar Kosoven në cilësinë e nënkryetarit të LDK.

Sundimi i ligjit, liberalizimi vizave dhe dialogu me fqinjtë, mbetet fokusi kryesor i shteteve europiane në raport me Kosovën.

LDK, si partia më e madhe në Kosovë dhe si lidere e opozitës, po angazhohet me tërë kapacitetet që Kosova të jetë përfituese në këta mekanizma, si dhe për marrjen e datës për liberalizim, përkundër faktit që partitë qeverisëse po dërgojnë sinjale shumë negative në Bruksel sa i përket përmbushjes së obligimeve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test