Na ndiqni

Aktuale

Vizat, LDK: Partitë qeverisëse po dërgojnë sinjale negative në Bruksel

Nga: Mediat Shqiptare Më: 4 qershor 2018 Në ora: 16:28
Lutfi Haziri

Sundimi i ligjit, liberalizimi vizave dhe dialogu me fqinjët mbetet fokusi kryesor i shteteve evropiane në raport me Kosovën.

Kështu u tha në takimin e rregullt të asamblesë politike të Partive Popullore Evropiane në Varshavë të Polonisë, ku Kosova përfaqësohet nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. 

Në një komunikatë për media të LDK-së thuhet se kjo parti po angazhohet që Kosova të jetë përfituese në këta mekanizma, si dhe për marrjen e datës për liberalizim, përkundër faktit që partitë qeverisëse po dërgojnë sinjale shumë negative në Bruksel sa i përket përmbushjes së obligimeve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test