Na ndiqni

Aktuale

Reagon OVL-ja: LDK-ja po i keqpërdor politikisht deklarimet e Haradinajt

Nga: Observer Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 11:50
Guncati dhe Haradinaj

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka thënë se deklaratat e nënkryetarit, Nasim Hardinaj,  janë keqkuptuar dhe ka drejtuar gishtin nga LDK-ja, duke thënë sen ata  po i keqpërdorin politikisht ato deklarime të Haradinajt. Sipas Gucatit, Nasim Haradinaj nuk e ka fyer askënd, dhe ka thënë se i vjen keq për ato familje që e kanë ndjerë vetën të fyer.

“Ato janë keqkuptime. Mu më vjen keq prej partisë LDK që kqyr me përfitu nga kto viktima. Nasim Haradinaj ka thënë fortë mirë, le të punon prokuroria le ti zbulon rastet. Neve na vjen keq për ato familje, për të gjithë ata që i kanë humbur të dashurit e tyre. Kështu që Nasim Haradinaj asnjë fyerje nuk e ka bërë, dhe nuk bën fyerje” ka thënë Gucati.

Gucati ka thënë se LDK-ja po e keqpërdorë deklarimin e Haradinajt të bërë në debat.

“Nasim Haradinaj është njeri i vuajtur , që ka vujatur në burgje me nënë e babë e vllazën.Nuk besoj që Nasim Hardinaj ka bërë fyerje. Tash po keqpërdoret direkt nga LDK-ja, deklaratën e Nasimit që e ka thënë në debat. Kështu që neve na vjen keq”.

Ai  në bisedë telefonike ka sqaraur se çfarë është thënë në debatin ku kishte marrë pjesë nënkryetari i OVL-së, dhe ka thënë se LDK-ja po i nxit familjarët që të reagojnë.

“ Pikërishtë LDK-ja është tu e shfrytëzu rastin përmes këtyre familjarëve, duke i nxitur që të reagojnë. Më vjen keq për vajzën e Xhemal Mustafës, për Armend Zemjan e familjen Maloku.  Nasim Hardinaj nuk e ka fyer kërkend. Ai ka thënë që Prokuroria duhet të zbulojë rastet. Nasim Hardinaj ka thënë në debat  i ka thënë Mushkolajt “ku po e din ti a janë vrasje politike?”, dhe është fakt sepse ne ende nuk e dimë se a janë ato vrasje politike” është shprehur Gucati.

Ai ka sqarauar se Haradinaj përfaqëson organizatën e OVL-së dhe se nuk shkon në debate pa miratimin e organizatës.

“Mue më vjen keq për ato familje që e kanë ndjerë vetën të fyer. Nasim  Haradinaj nënkryetari i OVL-së e përfaqëson organizatën. Ai nuk shkon krye në veti nëpër debate, por ne e dërgojmë” ka përfnduar ai.

Deklarimet e Nasim Haradinajt në një debat të mbrëmshëm kanë nxitur reagimet e familjarëve të personaliteteve të LDK-së të cilët janë vrarë në rrethana ende të pa zbuluara. Armend Zemaj, Doruntina Maloku dhe Berjana Mustafa kanë reaguar sot lidhur me daklarimet e Haradinajt, të cilat i kanë quajtur si skandaloze.

Observer
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test