Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj nga OLV e UÇK'së: Punë e madhe që janë vra anëtarët e LDK'së

Nga: Mediat Shqiptare Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 08:44
Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj, kushëriri i Ramush e Daut Haradinajt nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së ka qenë i ftuar në Debat D në Tv Dukagjin ku është diskutuar për Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka kundërshtuar fuqishëm dhënien e kompetencave Gjykatës Speciale.

“Nuk them mos me u marr, ku po e din t’i që kanë qenë politike, po i jap një krah, a munden me kanë politike brenda sojit të vetë”, ka pyetur Haradinaj.

Ndërkaq analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se shumica e vrasjeve që janë bërë kanë qenë ndaj anëtarëve të LDK-së. ndërkaq përgjigja e Haradinajt ka qenë “punë e madhe që janë vra të LDK-së”.

“18 vjet askush nuk merret me rastet e vrasjeve të pasluftës. Na të gjithë e dimë që shumica e personave që janë vrarë pas luftës kanë qenë të LDK-së”, ka thënë Ymeri.
“Punë e madhe që janë vra të LDK-së”, ka qenë replika e Haradinajt të OVL-së së UÇK-së.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test