Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Kosova i merr seriozisht raportimet e FMN-së

Nga: Mediat Shqiptare Më: 1 qershor 2018 Në ora: 13:57
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ai përmes një postimi në Facebook se në këtë takim është biseduar për zhvillimet ekonomik të vendit si prioritet i Qeverisë, sidomos për zbatimin e buxhetit të këtij viti, shpenzimet strategjike dhe investimet kapitale.

 Postimi i plotë:

Fondi Monetar Ndërkombëtar, pos bashkëpunimit të frytshëm me Kosovën, vazhdon matjet dhe monitorimin e stabilitetit makrofiskal dhe ekonomik.

Në takim me delegacionin e FMN-së biseduam për zhvillimin ekonomik të vendit si prioritet i Qeverisë që e drejtoj, sidomos për zbatimin e buxhetit të këtij viti, shpenzimet strategjike dhe investimet kapitale.

Kosova i merr seriozisht raportimet e FMN-së dhe mbetet e përkushtuar në diciplinën financiare dhe stabilitetin makrofiskal.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test