Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj kërkon nga Franca mbështetje për vizat

Nga: Mediat shqiptare Më: 1 qershor 2018 Në ora: 12:19
Ramush Haradinaj dhe Geneviève Darrieussecq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim sekretaren e Shtetit pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës, Geneviève Darrieussecq.

Haradinaj ka thënë se ka kërkuar nga Sekretarja Darrieussecq mbështetjen e shtetit francez për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të bisedoj me Sekretaren e Shtetit pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës, Geneviève Darrieussecq, për proceset që po kalon vendi ynë, në veçanti për të arriturat në forcimin e sundimit të ligjit dhe për tranzicionin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhënë vendit tonë, kërkova nga Sekretarja Darrieussecq mbështetjen e shtetit francez për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO.

Synimi ynë strategjik është të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe Francën e shohim si partner në këtë rrugëtim.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test