Na ndiqni

Aktuale

Hoti flet për platformën e dialogut me Serbinë, tregon a do e përkrah LDK-ja

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 11:35
Shefi i grupit të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i grupit të LDK-së, Avdullah Hoti duke folur për platformën e qeverisë për dialogun me Serbinë, tha se të hënën LDK-ja do diskutoj për pikat e kësaj platforme porse nuk bëri të ditur a do e përkrahin atë apo jo.

"Kryeministri ka hequr dorë nga udhëheqja e dialogut me Serbinë. Kryetari ka deklaruar që procesin e dialogut të ia ofroj LDK-së. Ky është dorëzim i tyre. Ne jemi të gatshëm të marrim në dorë këtë dialog por vetëm pas votës së qytetarëve", tha Hoti.

Mirëpo i pyetur nëse LDK-ja do e përkrah Thaçin në krye të dialogut, Hoti tha se nuk është kjo çështja kryesore e kësaj platforme, por janë temat e saj. "Platforma që është dërgua nga Qeveria është e dobët dhe pa përmbajtje. Aty duket se ne jemi fajtor për luftën që k ndodh në Kosovë. Ne si LDK do të themi fjalën tonë duke e luajtur rolin e gardianit të vendit tonë", theksoi Hoti.

"Ne dëshirojmë të dakordohemi për tema që dialogu do të diskutoj. Nuk ka rëndësi kush i udhëheq. Nuk është qeshje që diskutohet kjo udhëheqja e dialogut por e temave aty", tha ai.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test