Na ndiqni

Aktuale

Grupi Parlamentar i LDK-së kundër Thaçit, luhatet kryesia e partisë

Më: 31 maj 2018 Në ora: 19:00
LDK

Grupi Parlamentar i LDK’së kundërshton Presidentin Hashim Thaçi si prijës të bisedimeve me Serbinë. Këtë e ka thënë njëri nga deputetët e LDK’së, që pohon se vota e disa prej tyre nuk lëkundet me asnjë kusht.

Virusi Thaçi sërish brenda LDK’së. Kryesia e kësaj partie ka vendosur që të mblidhen për të dalë me një qëndrim rreth votimit ose jo pro platformës për fazën finale të dialogut që pritet të dalë të hënën për votim në Kuvend. Platforma e miratuar nga Qeveria ia delegon Presidentit Thaçi të drejtën për të udhëhequr atë.

Një nga deputetët e LDK’së i ka thënë se Grupi Parlamentar i kësaj partie është kundër kësaj platforme, me Thaçin prijës të bisedimeve.

Megjithatë, siç tregon deputeti, kjo nuk është fjala përfundimtare sepse disa prej deputetëve të LDK’së do të ndërrojnë qëndrim, nëse këtë e kërkon kryesia e partisë, e cila vendos nesër.

E kryesia e LDK’së, përkatësisht nënkryetarët e kësaj partie, kanë ngjallur dyshime së fundmi, duke mos kundërshtuar presidentin Thaçi si prijës të negociatave.

Kësisoj, deputeti thotë se ka mbetur fjala e kryetarit të partisë, Isa Mustafës, do të jetë vendimtare në qëndrimin e LDK’së në raport me Thaçin. Por, pohon se një grup i rëndësishëm e deputetëve janë kundër Thaçit dhe kjo nuk do të ndryshojë në asnjë rrethanë.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test