Na ndiqni

Aktuale

“LDK dhe PSD të nënshkruajnë deklaratën për votëbesimin e kryeministrit”

Nga: Mediat Shqiptare Më: 31 maj 2018 Në ora: 11:57
Kuvendi i Kosovës

Zyrtari i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se qeveria s’ka asgjë më shumë se skandale e vendime të dëmshme, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se LDK dhe PSD duhet të dëshmojnë se janë opozitë, duke e nënshkruar deklaratën për votëbesimin e Kryeministrit.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria e pakicës së dyfishtë, që krejt çka ka me shumicë janë skandalet, vendimet e dëmshme dhe zëvendësministrat, vazhdon të mbetet gjallë falë deputetëve nga opozita.

Qartazi të qenit opozitë varet nga qëndrimi për t'i dhënë fund kësaj Qeverie, sikurse të qenit në anën e Qeverisë nuk do të thotë të jesh pjesë e saj domosdoshmërisht.

LDK dhe PSD duhet të dëshmojnë se janë njëmend opozitë, duke e nënshkruar deklaratën për votëbesimin e Kryeministrit.

Zgjedhjet janë zgjidhje!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test