Na ndiqni

Aktuale

“Hashim Thaçi ishte armiku i Ibrahim Rugovës”, si po mashtrohet LDK-ja nga Thaçi

Nga: Bota sot Më: 30 maj 2018 Në ora: 19:27
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Opinionisti Binak Maxharraj, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar rreth “zbutjes” së LDK-së karshi presidentit Thaçi, respektivisht çështjen e udhëheqësit të dialogut.

Ai shkruan se Hashim Thaçi ishte hasmi i Ibrahim Rugovës, e ky i fundit kishte marrë kërcënime të vazhdueshme nga Thaçi.

Maxharraj ka kritika për Lutfi Hazirin dhe Agim Veliun, të cilët sipas Maxharrajt po mashtrohen nga dekoratat dhe lavdëratat e Thaçit, drejtuar LDK-së.

Postimi i plotë:

THAÇI ISHTE HASMI MË I MADH I IBRAHIM RUGOVËS

Kohët e fundit siç po vërehet, Hashim Thaçi e ka nisur një fushatë se si me e shti në rreth edhe LDK-në që ajo të pajtohet që ai të jetë në krye të delegacionit në dialogun përfundimtar me Serbinë.

Ai këto dite e dekoroi ish-presidentin Ibrahim Rugova me Dekoratën Presidenciale, duke e "lavdëruar" Ibrahim Rugovën se ai kishte një rol të pazëvendësueshëm në pavarësinë e Kosovës, së ai ishte një njeri i dialogut, i durimit, njeri i pajtimit dhe njeri vizionar. Këto "lëvdata" Thaçi nuk i tha këtë pse ai ashtu ndjehet, por e tha për marketing politik.

Por, të vërtetën se si ai e ndjenë Ibrahim Rugovën, e ka thënë shumë mirë në librin e tij biografik:
"Rugova është një pijanec, frikacak, defetist, politikan pasiv ,njeri te loshun” etj.

Hashim Thaçi ishte hasmi i Ibrahim Rugovës, ai atë vazhdimisht e kërcënonte e quante tradhtar kur atë Milosheviqi e kishte kidnapuar e dërguar në Beograd gjatë luftës, për këtë ai iu kishte kërcënuar se do ta paguante shumë shtrenjtë. Por,  tashti vetë Hashim Thaqi po qesh e po buzëqesh, po përqafohet me njerëzit e Millosheviqit. Për ketë njeri kjo punë qenka krejt normale.

Ai pastaj në disa prononcime të këtyre ditëve nisi ta lavdëroi edhe Isa Mustafën, të cilin me shkelma e qiti jashtë Kryeministrisë duke thënë se Isa Mustafa është më meritori për votimin e Demarkacionit me Malin e ZI. Por, Isa Mustafa e bëri këtë sepse edhe ai vete i kishte të përziera duart në këtë pune, kurse dje e lavdëroi, edhe duket se Isa Mustafa është po ashtu, më i merituari për liberalizimin e vizave.

Në LDK nisen të përzihen zorrët kur është fjala se a duhet me ia besuar edhe me tutje këtij njeriu që se mbanë fjalën, që është i shantazhuar, që edhe më tutje të jetë në krye të dialogut, kur dihet se shume marrëveshje ai i solli në dëme të Kosovës.

Sa e çuditshme LDK është bë si fëmija, ia jepe dikush një karamele e ai gëzohet, shastriset nga gëzimi, Fill doli me prononcimin e tij "hoxha” i Gjilanit Lutfi Haziri i cili edhe tha se pajtohet që Thaçi të jetë në krye të dialogut. Por, ajo se çka është tmerrësisht skandaloze, është edhe prononcimi i sotëm i Agim Veliut, se për LDK-në nuk na qenka edhe aq e rëndësishme se kush e udhëheq dialogun. Pra, rreth kësaj çështje, LDK është në hallakamë, po ndahen të vjetrit me marifetet e tyre për të dëmtuar edhe më shumë imazhin e LDK-së, dhe nga ana tjetër të rinjtë siç janë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Anton Quni, të cilët janë pozicionuar në atë se Hashim Thaçi nuk bënte të  udhëheqë dialogun përfundimtarë me Serbin, duke i pas parasysh të këqijat që ky njeri ia ka sjellë Kosovës me këtë dialog, por duke i pas parasysh edhe sjelljen e tij ndaj LDK duke ia dhanë shkelmin ne çdo rast të mundshëm.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test