Na ndiqni

Aktuale

Pse Haradinaj nuk po i shkarkon Ministrat me aktakuza?

Nga: Express Më: 30 maj 2018 Në ora: 19:27
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk po i shkarkon ministrat e Qeverisë që kanë të ngritur aktakuza, kryesisht për vepra korruptive. Një numër mjaft i madh i zyrtarëve të Qeverisë e Komunave janë duke u përballur me aktakuza për korrupsion dhe përdorim të armëve

Edhe pse tash e sa vite zyrtarë të Bashkimit Europian japin mesazhin se për të qenë Kosova pjesë e kësaj familjeje, duhet t’i suspendojë nga detyra zyrtarët shtetërorë që u ngritën aktakuzat, shefi i  tyre Haradinaj, nuk e bën këtë.

Të pyetur se çka e ka ndërmend të bëjë Kryeministri me ministrat që kanë aktakuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vepra korruptive, zëdhënës të Qeverisë ishin shumë të shkurtë në përgjigje.

Nga Qeveria i thanë Express se qëndrimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për këtë çështje është publikuar më herët në media.

E ai qëndrim i Haradinajt ka qenë se “duhet pritur vendimet nga Gjykata dhe njëherë nuk mund të marrim vendim”.

“Sa i përket vendimeve që ka me marrë qeveria ndaj ministrave me aktakuzë duhet pritur vendimet nga gjykata dhe njëherë nuk mund të marrim vendim. Qeveria do të marrë vendime sipas ligjit për këtë”, ka thënë i pari i qeverisë më 13 prill të 2018’ës.

Kryeministri, kështu deklaroi në një konferencë për media të mbajtur bashkërisht me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, ku u diskutua për Draft-Kodin Penal.

Në dhjetor të 2017’ës, në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesja e Bashkimit Europian, misioni i EULEX, shefat e misioneve të BE’së kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Në këtë deklaratë thuhej se zyrtarët shtetërorë që u ngrihet aktakuzë duhet të suspendohen ndërsa të dënuarit të shkarkohen nga detyra.

“Vullneti politik për të luftuar korrupsionin duhet të jetë real. Duhet të ndërmerren hapa për të zhvilluar auditime të pavarura të partive politike, që të minimizohet korrupsioni në prokurimin publik, të rishqyrtohen ligjet për konfliktin e interesit dhe ndaj zyrtarëve publik ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza ose janë dënuar për raste të veprave të rënda që lidhen me korrupsion. Institucionet e Kosovës duhet të pajisen me instrumente bashkëkohore për konfiskimin e pronës së zyrtarëve të korruptuar. Ata ndaj të cilëve ngriten aktakuza duhet të suspendohen, ndërsa të dënuarit duhet të shkarkohen nga detyra...”, thuhej në deklaratën e tyre të përbashkët.

Zyrtarët e Qeverisë e Komunave me aktakuza të ngritura deri më tani janë: Pal Lekaj, Besim Beqaj, Dardan Gashi, Endrit Shala, Ragip Begaj, Haki Rugova dhe Bali Muharremaj.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test